Malajzi, një person hap zjarr ndaj kolegëve të forcave ajrore, 4 të vdekur

Mos i humb

Katër persona u vranë pasi një person nga stafi i Forcave Ajrore të Malajzisë (RMAF) hapi zjarr ndaj kolegëve të tij në provincën Sarawak të Malajzisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë për media, kryekomisari i Policisë Sarawak, Aidi Ismail deklaroi se incidenti ndodhi në orët e mëngjesit në stacionin e forcave ajrore në qytetin Samarahan.

Sipas tij, personeli ishte në detyrë në kohën e incidentit. “Dy anëtarë të personelit humbën jetën në vendin e ngjarjes kur u hap zjarri i parë, ndërsa një i mbijetuar tjetër i plagosur humbi jetën më vonë”, tha Ismail.

Ai theksoi se personi që hapi zjarr ndaj kolegëve të tij më vonë kreu vetëvrasje me armën e tij.

Në raportin e policisë thuhet se personi i paidentifikuar nuk kishte problem me kolegët e tij dhe se shkaku i incidentit ende nuk dihet.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit