Mali i Zi ratifikon Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO

Mos i humb

Parlamenti i Malit të Zi në seancën e sotme në Cetinjë, ratifikoi Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.

“Për” këtë vendim votuan 44 deputetë ndërsa asnjë nuk ishte kundër apo i përmbajtur.

Deputetët e Lëvizjes Demokaratike dhe Qytetare (URA), të cilët bojkotojnë Parlamentin nuk morën pjesë në seancën e sotme.

Kryediplomati malazez Srgjan Darmanoviç në Parlament tha se para deputetëve është një vendim historik, pasiqë Mali i Zi për herë të parë miraton Protokollin për anëtarësimin e një vendi tjetër në NATO. Ai theksoi se anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO është një lajm i mirë për gjithë rajonin.

“Mbështeja për Maqedoninë e Veriut është lartë në axhendën e Malit të Zi. Si anëtar i NATO-s, Mali i Zi është një promotor aktiv në zgjerimin e NATO-s”, ka thënë Darmanoviç.

Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, sot e ratifikoi dhe Parlamenti i Kroacisë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit