Maloku: Në Kosovë korrupsioni është gangrenoz dhe tejet serioz!

Mos i humb

Sociologu dhe analisti Fadil Maloku, përmes një shkrimi në Facebook, ka ngritur shqetësimin lidhur me nivelin e korrupsionit në Kosovë, derisa ka përmendur kështu raportin e fundit të OKB-së ku Kosova rendite si vendi më i korruptuar.

Maloku ka vënë në theks niveli i lartë i korrupsionit në Kosovë është një indikatorë kobzi për të ardhmen e vendit, ka shkruar Maloku.

Për më tepër Maloku thekson se korrupsioni i lartë në Kosovë është një sinjal i keq që mund ta ngadalësojë Kosovën në procesin e ndërtimit të institucioneve demokratike si dhe në proceset prosperuese drejt BE-së.

Postimi i plotë i Malokut:

Alarmuese! Në Kosovë korrupsioni është gangrenoz dhe tejet serioz!

(Paralajmërim i hershëm për: qeverinë, mediat, OJQ!-ët, intelektualët dhe institucionet tjera)

Sipas një sondazhi të Gallup-it për nevojat e OKB-së, Kosova vazhdon të mbahet si një ndër vendet që më së shumti po kërcënohet nga korrupsioni. Ky indikator është një indikatorë tejet kobzi për të ardhmen e vendit tonë. Midis tjerash, është ndër sinjalet më serioze që mund ta ngadalësoj shumë perspektiven e procesit te shtet ndërtimit, procesin e integrimeve të synuara, si edhe procesin e ndërtimit të kapaciteteve dhe institucioneve demokratike.

Sepse, korrupsioni është sot për sot njëra ndër indicet më të rënda të paraqitjes së molisjes, ngecjes, jogatishmërisë dhe joemancipimit të shoqërive në tranzicion. Korrupsioni, në fakt është keqpërdorimi më i sofistikuar i monopolit apo fuqisë që rrjedhë nga politika. Dhe që më pastaj reflektohet edhe në sferat tjera të jetës: sociale, ekonomike, kulturore, etj.

Për ta ilustruar taksativisht këtë dukuri deviante padyshim, uroj ta kuptoni këtë krahasim: Kosova dhe Sllovenia, me gjeografi (territor) dhe demografi (popullsi) janë identike, ndërkaq, me administratë dhe shërbyes civil, ato dallojnë dukshëm. Bie fjala, Sllovenia ka aktualisht 30-33 mije administratorë, kurse Kosova ka 97 mije! Që nënkupton 3 here administratë civile më të madhe ka Kosova (e cila në ish Jugosllavi, ishte 7 herë më e pazhvilluar se: Sllovenia, 6 here Kroacia, 5 here Serbia…), pra, edhe tri herë më shumë gjasa që të atakohet nga krimi e korrupsioni.

Shto kësaj shkallën meteorite të varfërisë (që as në Bangladesh nuk e gjen dot!) dhe atë të papunësisë (që në krejt gjeografinë dhe demografinë Europiane, nuk e gjeni!), dhe do t’ i keni të qartë indikatorët që e stimulojnë “gangrenën” korruptuese. Por, a ka ilaç kjo dukuri, dhe si mund të reduktohet (por, jo edhe tërësisht të shërohet) në shoqërinë tonë? Për mendimin tim, ka “terapi” adekuate, por paraprakisht duhet; s’pari, një vullnet i fuqishëm (politik, që po mungon në Kosovë) dhe s’ dyti, një lloj “skanimi” apo një lloj “diagnoze”: sociale (gjendja), politike (një tipologji e skandaleve dhe aferave), ligjore (një monitorim “online” të gjyqtarëve dhe prokurorëve), e morale (një edukim dhe arsimim shumë më cilësor), etj.

E themi kështu, edhe për arsye se analizat tona në Shoqatën Sociologjike, kanë dëshmuar tashmë edhe empirikisht që; dukurinë e korrupsionit në Kosovë po e “ushqejnë”, kryesisht: a/.Mungesa e ligjit adekuat, që nuk pret gjithmonë, sinjale nga oligarkia politike; b/. Mos zbatimi ligjeve ekzistuese, shkaku i interferimit të interesave oligarkike të klaneve (partiake) dhe grupeve të interesit:
c/. Mungesa e aftësisë profesionale (me agjenda e ekspertiza ekspertësh, e jo dallkaukësh) për ta luftuar atë në gjitha poret e jetës, në mënyrë sistematike; si edhe:

d/. Reforma në administratë (duke e funksionalizuar atë, të paktën në nivelin që e ka sot Sllovenia), apo reduktim të dukshëm të shërbyesve civil.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit