Specializimet e Shëndetësisë pa pagesë, mjekët po marrin arratinë për në Gjermani

Mos i humb

Kur kryeministri i vendit, në një konferencë ditën e sotme, propagandoi që azilantët për në vendet e BE, sidomos në Gjermani , janë reduktuar ndjeshëm edhe për mjekët sepse janë rihapur specializimet e mjekëve pas 4 vitesh mungesë me siguri nuk kishte parasysh skandalin që është gatuar nga Ministria e Shëndetësisë, pikërisht në këtë muaj.

Specializimet e çelura këtë vit për kuotat e mbuluara me pagesë nga Ministria e Shëndetësisë, edhe pas impenjojnë mjekët ti përmbahen një kontrate detyruese pas mbarimit të specializimit, i lënë specializantët e rinj, një vit akademik, pa asnjë pagesë, duke u ngrohur në diell, për një kontribut që ata zgjedhin ta japin në vendin e tyre.

Asnjë mënyrë më të mirë nuk ka për të vrarë shpresën, duke detyruar mjekët e vendit tonë ta braktisin specializimin dhe të marrin arratinë në një vend që vlerëson mundin dhe përpjekjen e tyre. Ata kanë përgatitur një kërkesë në formë peticioni e cila duhet të merret parasysh nga instancat përkatëse. Ja kërkesa e tyre:

Letër-Kërkesë

Drejtuar: Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

Znj. Ogerta Manastirliu, Ministrër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

Për Dijeni: Z. Arben Gjata, Rektor i Universitetit të Mjekësisë

Lënda: Për pagesën e mjekëve specializantë për kuotat e miratuara nga Ministria e Shëndetësisë për vitin 2017-2018, për specializimet afatgjata në mjekësi.

E nderuar, Znj Ministre Ogerta Manastirliu

Në dijeni të shkresës Nr. 1348/1 Prot. , datë 27/02/2018, për kuotat e miratuara për specializimet afatgjata në Mjekësi, në pergjigjen tuaj drejtuar Rektorit të Universitetit të Mjekësisë, Prof. Arben Gjata, përcaktimi i pagesës për mjekët specializantë të ri që do të dalin pas konkurrimit të muajit Prill, sipas parashikimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, fillon në vitin e dytë të specializimit.

Në mendimin tonë, mjekë të përgjithshëm që jemi regjistruar apo jemi në proces regjistrimi për “Specializimet afatgjata në Mjekësi” nuk jemi dakord me fillimin e pagesës në vitin e dytë të Specializimit dhe ju kërkojmë që pagesa të fillojë që vitin e parë me fillimin e specializimit afatgjatë.

Duke besuar që do të gjejmë mirëkuptimin tuaj po ju parashtrojmë këto arsye:

1. Kuotat e mbuluara kanë domethënie kontraktuese kur ato mbulohen në të gjithë vitet e studimit, për të zbatuar më pas kontratën detyruese për vitet e pas-studimit

2. Duhet të kuptojmë, që Specializimet Afatgjata kanë një kosto të madhe për mjekët e rinj ose jo, që nga pagesa e lartë (krahasimisht me programet e tjera të studimeve) karshi Universitetit të Mjekësisë dhe si nga impenjimi me kohë të plotë në këto studime që të privon të ushtruarit e një pune tjetër si “Mjek i Përgjithshëm” dhe kjo pamundëson shumë mjekë për të vazhduar specializimin apo duke e lënë atë përgjysmë.

3. Viti i parë, sidomos, në krahasim me vitet e tjera , për vetë rrethanat e sipërpërmendura është më i vështirë për mjekët që do të vazhdojnë këto studime dhe më i rëndësishmi për tu mbuluar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

4. Duke besuar që kuotat e Ministrisë së Shëndetësisë janë nevoja për vendin tonë dhe duke konsideruar eksodin e mjekëve shqiptarë për në vendet e BE, si Gjermania, ku pagesa e mbuluar për një specializim është tejet e madhe (krahasimisht vendit tonë) mendojme që kontributi i këtyre mjekëve që po vendosin të qëndrojnë në Shqipëri duhet të stimulohet dhe vlerësohet edhe duke u paguar

5. Efekti në Buxhetin e Ministrisë së Shëndetësisë nuk është aq i madh sa mund të duket, për vetë faktin që shumë mjekë që konkurrojnë, janë të punësuar si Mjek të Përgjithshëm në Qëndrat Shëndetësore të varura Nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Sot po stimulohen nëpërmjet Sistemit të Patronazhit mjekët që marrin përsipër të punojnë në spitalet rajonale kundrejt një pagese shumë të kënaqshme, por në planin afatgjatë dhe duke menduar për të ardhmen, janë pikërisht mjekët që do të specializohen, rishtaz, ata që do të punojnë nesër në Spitalet Rajonale të vendit, me një kosto më të ulët sesa nxitja e mjekëve specialist sot, me stimul më të lartë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit