Manastirliu: 80% e administratës e vaksinuar, jemi në gatishmeri në rast të rritjes së rasteve

Mos i humb

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, pas takimit me anëtarët e komitetit teknik të Ekspertëve ka zhvilluar një monitorim në pikën e vaksinimit në Stadiumin ‘Air Albania’.

Manastirliu nga stadiumi deklaroi se nga inspektimet e Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor, deri tani rezulton se rreth 80% e punonjësve të administratës janë të vaksinuar ndaj COVID19.

“Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor në kuadër edhe të vendimit të Komitetit që në datë 4 të gjithë punonjësit e administratës publike, të shërbimeve duhet që të paraqesin kartën e vaksinimit, kartën e shërimit apo testin; ka bërë një verifikim në më shumë se 500 institucione shtetërore, deri më tani rreth 80% e punonjësve rezultojnë të vaksinuar. Ne do ta vazhdojmë këtë inspektim padyshim, me të gjithë institucionet e tjera.

Ndërkohë që gjithashtu edhe në supermarket apo në qendra tregtare ka vijuar inspektimi nga strukturat tona të Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor dhe rezultojnë rreth 70% deri më sot, deri me këto inspektime të kryera dhe janë rreth 120 struktura supermarketesh apo qendrash tregtare dhe struktura shërbimesh në tërësi që janë inspektuar në këto ditë pas daljes së vendimit”, deklaroi Manastirliu.

Manastirliu nënvizoi se të gjithë strukturat spitalore janë në gatishmëri të plotë për çdo skenar që mund të krijohet nga rritja e rasteve të qytetarëve të infektuar me COVID19.

“Ajo çfarë po bëjmë, është që jemi tashmë në gadishmëri pasi rritja e numrit të rasteve sidomos në ditët e fundit ka vendosur në një gatishmëri të shtuar gjithashtu edhe spitalet tona. Aktualisht nuk kemi nje numër të shtuar të të shtruarve në spitale, por sigurisht kemi gjithë gatishmërinë në territor edhe në spitalet rajonale, por edhe në spitalet Covid 1, Covid 3 dhe Covid 4, të gatshëm nëse do të kemi një rritje të fluksit të rasteve me COVID”, tha Manastirilu.

Gjithashtu ministrja ka bërë apel për vaksinim dhe zbatim të masave anti-COVID, ndër të tjera ajo ka theksuar se situata po vlerësohet në mënyrë dinamike nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.

“Komiteti Teknik i Ekspertëve është duke ndjekur në vazhdimësi situatën, duke e ndjekur në dinamikë atë, duke vlerësuar të gjithë indikatorët epidemiologjikë. Duke vlerësuar sigurisht edhe masat aktuale. Ndaj apeli është zbatimi i masave të cilat janë në fuqi dhe sigurisht më pas duke vlerësuar në mënyrë dinamike situatën epidemiologjike do të rivlerësojmë padyshim nëse do të ketë nevojë edhe masat aktuale që kemi”, tha Manastirliu.

Ndërkohë nga fillimi i procesit deri më tani numri total i të vaksinuarve ka shkuar në 2 447 906 qytetarë nga të cilat 1,166,235 qytetarë kanë kryer të paktën një dozë të vaksinës ndaj COVID19.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit