Manastirliu apel qytetarëve: Mos neglizhoni, vaksinohuni sa më parë!

Mos i humb

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë sërish apel që qytetarët të vaksinohen kundër koronavirusit.

Ajo ka publikuar në faqen e saj zyrtare në “Facebook” apelin e pacientëve me koronavirus që po marrin trajtim spitalor tek Infektivi dhe që i bëjnë thirrje qytetarëve të tjerë që të mos hezitojnë që të vaksinohen.

Rikujtojmë se muaji Gusht është cilësuar si muaji i hapur i vaksinimit, ku gjatë kësaj periudhe është rritur numri i qytetarëve që kanë marrë vaksinën për tu mbrojtur nga COVID-19.

Që nga fillimi i fushatës së vaksinimit, në vendin tonë janë kryer në total 1, 280, 239 vaksinime. Ditët e fundit në Shqipëri janë rritur shifrat e rasteve të reja me COVID-19.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit