Manastirliu: Edhe 10 grupe të reja epidemiologësh në Tiranë, bonusi special deri ditën e fundit të epidemisë

Mos i humb

Kuvendi miraton kërkesën e PS, gati ngritja e Komisionit të Posaçëm për hetimin e raportit të Dick Marty

Kuvendi ka miratuar kërkesën e mazhorancës për ngritjen e një Komisioni të Posaçëm Hetimor, që do të hetojë raportin e Dick Marty.

Vetëvrasja e 60-vjeçarit, reagon stafi i “Shefqet Ndroqit”: Pacienti mori terapinë e plotë në pavionin e urgjencës, pastaj…

Spitali Covid-2 Shefqet Ndroqi ka reaguas pas ngjarjes së rëndë të ndodhur pas mesnatës që lamë pas, ku një pacient 60-vjeçar me...

Italia ndalon festimet e Vitit të Ri në ambientet e jashtme, ministri Boccia: Përjashtohen lehtësimet

Italianët do të duhet ta festojnë Vitin e Ri në ambiente të mbyllura, paralajmëroi sot ministri për Çështjet Rajonale, Francesco Boccia, ndërsa...

Interpol lëshon alarmin për shpërndarjen e vaksinës anti-Covid: Rrjetet kriminale po planifikojnë të infiltrojnë…

Vetëm pak orë pasi Britania e Madhe miratoi vaksinën kundër koronavirusit për përdorim te qytetarët, vjen një paralajmërim nga Interpol, i cili...

“Pas rritjes me 30% të kapaciteteve të ekipeve të epidemiologëve për gjurmimin, hetimin dhe testimin, rrisim edhe me 10 grupe të reja ekipet e terrenit në Tiranë, nisur nga shtimi i numrit të të infektuarve për përballimin e situatës gjatë vjeshtë-dimrit” – Deklarata u bë nga Ministrja Manastirliu gjatë takimit me ekipin e epidemiologëve të Tiranës, e cila ka peshën kryesore të vatrave aktive në vend.

“Kemi një rritje të numrit të infektimeve, në Tiranë kryesisht por edhe në disa qarqe të tjera të vendit, si Durrësi, Lezha, Kukësi, kryesisht qarqet e veriut janë ato të cilat kanë një numër më të rritur të infektimeve, ndaj kemi forcuar kapacitetet. Përpos rritjes aktuale me 30% të ekipeve të terrenit do të shtojmë edhe 10 ekipe të reja dhe të mund t’ja dalim në këtë sfidë të parë të vjeshtë dimrit”, tha Manastirliu.

Duke theksuar se kapacitete e testimit janë rritur me 3 herë, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale deklaroi se ndër prioritetet kryesore janë shkollat, mësuesit dhe nxënësit, për të kufizuar përhapjen e infeksionit.

“Testimet janë rritur me 3 herë krahasuar me muajin Qershor, sigurisht kjo falë punës që epidemiologët kanë bërë, kapaciteteve të shtuara të Instituit të Shëndetit Publik, por edhe punës në terren, sepse ashtu sikurse ne e kemi thënë, testimi pa gjurmimin dhe pa izolimin do të ishte vetëm një hallkë, por nuk do të ishte plotësim rigoroz i strategjisë për kufizimin e përhapjes së infeksionit”, tha Manastirliu.

Ekspertët e shëndetit publik u shprehën se rritja e testimeve po ndodh si rezultat i gjurmimit dhe hetimit epidemiologjik.

“Testimi vjen pasi ne bëjmë hetimin. Pra nuk është se ne kemi shtuar testimet se duhet të shtojmë testimet. Kemi shtuar testimet sepse në terren ka më shumë vatra dhe është kërkuar nga popullata, nga kushtet ku jemi, për shtuar këtë testim”, tha dr. Adela Vasili, eksperte e shëndetit publik.

Epidemiologët e Tiranës u shprehën se puna në terren është rritur, sidomos në institucionet arsimore dhe vatrat kryesore janë të përqëndruara në zonat me densitetin më të lartë. Ata u shprehën se bonusin prej 1 mijë euro po vijojnë ta marrin çdo muaj.

“Në fokusin tonë kryesor kemi kryesisht shkollat dhe për t’u lidhur dhe me vatrat e nxehta që kemi në kryeqytet, kryesisht Astirin, ish-Bllokun, Kombinatin, etj”, u shpreh epidemiologu Rexhep Muja.

“Puna në terren vërtet është një punë e vështirë. Por falë mbështetjes edhe nga ana e qeverisë dhe e Ministrisë për pjesën e logjistikës, për pjesën e bonusit. Është e vërtetë që bonusin e kemi marrë çdo muaj të plotë”, tha epidemiologia Ermelinda Murati.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale garantoi mbështetjen për stafet mjekësore në vijën e parë të përballjes me COVID19 për mjetet e mbrojtjes personale dhe për bonusin special, deri ditën e fundit të epidemisë.

“Dua që t’ju siguroj që mbështetja e qeverisë do të vijojë. Bonusi special për çdo epidemiolog, për çdo mjek, për çdo infermier në përballje me Covid19 në vijën e parë të frontit do të vijojë. Degjojmë që ka propozime tani, se fillon fushata dhe premtimet, 6 muaj bonus për mjekë, infermierë. Ne kemi 8 muaj që mbështesim mjekët, infermierët, epidemiologët, dhe do t’ju mbështesim deri në ditën e fundit të kësaj epidemie me bonusin special dhe ndërkohë që nga viti tjetër do të bëhet realitet rritja historike e pagave 40 % për punonjësit tanë shëndetësorë”, tha Manastirliu.

Me ekipin e epidemiologëve të Tiranës, të cilët janë angazhuar me kapacitete të shtuara në terren për të izoluar çdo vatër, për të kufizuar përhapjen e infeksionit.1️⃣ Siç pohojnë vetë ata, bonusin prej 1 mijë euro po e marrin çdo muaj dhe ne garantojmë mbështetjen deri ditën e fundit të epidemisë!2️⃣ Sa për testimet, ato po rriten çdo ditë sepse lipset nga gjurmimi dhe situata në terren dhe jo si një numër dëshiror i atyre që 6 herë në 4 flasin përçart.

Gepostet von Ogerta Manastirliu am Freitag, 16. Oktober 2020
- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

666 shqiptarë gjobitën brenda 24 orëve për shkeljen e masave anti-Covid

Gjatë 24 orëve të fundit në kuadër të masave anti Covid janë ndëshkuar 666 qytetarë në të gjithë vendin.

Korrupsioni me lokalin në paraburgimin 313, SPAK merr të pandehur ish-drejtorin Eduard Strugajn, Ervin Kurtullën dhe Florin Ahmetajn

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë, ka përfunduar hetimet paraprake për procedimin penal nr.89 të vitit 2020.

Sërish shifra të larta, 17 humbje jete dhe 705 raste të reja me COVID-19

Ne 24 oret e fundit jane regjistruar 705 raste të reja dhe 17 humbje jete.NJOFTIMI I MSH Ministria e...

Covid-19 në Gjykatën e Lezhës, pezullohet pjesërisht puna

Covid-19 ka prekur edhe punën e gjykatave. Së fundi gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë ka pezulluar pjesërisht punën pasi covid 19 ka...

Kosova regjistron 14 viktima dhe 555 të infektuar me koronavirus në 24 orë

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar të mërkurën 555 raste të​ reja me koronavirus, pas marrjes së​ 1,340 mostrave.