Zvicra porosit 5.3 milionë vaksina nga kompania britanike AstraZeneca

Mos i humb

Qeveria Federale e Zvicrës po vazhdon përpjekjet e saj për të siguruar vaksinën kundër Covid-19 dhe tani ajo po porosit deri në 5.3 milion doza vaksinash nga kompania britanike AstraZeneca.

Megjithatë, nuk është ende e qartë nëse përdorimi i kësaj vaksine do të jetësohet ose jo.

Duke porositur vaksinën, Zvicra mund të marrë pjesë në marrëveshjen midis Komisionit Evropian dhe AstraZeneca, ka njoftuar të premten Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG).

Në muajin gusht të këtij viti, Qeveria Federale pati nënshkruar një kontratë me kompaninë amerikane “Moderna” për 4.5 milion doza vaksinash.

Përveç kësaj, Zvicra ka pjesëmarrje në iniciativën ndërkombëtare COVAX për të prokuruar vaksina që do të mjaftojnë për deri në 20 për qind të popullsisë.

BAG po ndjek disa strategji për prokurimin e vaksinave, ka shpjeguar Zyra Federale në fillim të Tetorit: së pari, prokurimi i drejtpërdrejtë nga sektori privat, së dyti, kontakti i ngushtë me BE dhe vendet fqinje, dhe së treti, një angazhim i fortë në nivelin multilateral.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit