Manastirliu: Fishat e diabetit, falas për të moshuarit mbi 65 vjeç

Mos i humb

“Fishat e diabetit do të përfitohen falas edhe për grupmoshën mbi 65 vjeç duke filluar nga ky vit”, deklaroi sot ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu në konferencën vjetore me gazetarët, për arritjet e vitit 2022 dhe prioritetet e vitit 2023.

“Qeveria ka vendosur zgjerimin e fashës përfituese dhe nëse deri tani kjo kategori përfshinte fëmijët dhe të rinjtë deri 25 vjeç, gjatë 2023 do të përfitojnë edhe mbi 50 mijë pensionistë +65 vjeç”, tha Manastirliu.

Ministrja Manastirliu theksoi se “këtë vit rritet financimi me 4 milionë dollarë për listën e barnave të rimbursueshme për trajtimin e sëmundjeve kronike, duke e çuar në 11.4 miliard lekë”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit