Mandati i Ahmetajt, Dallëndyshe Bici e refuzon. E pranon Plarent Ndreca

Mos i humb

Dallëndyshe Bici ka refuzuar që të marrë mandatin e deputetit. Ajo i ka dërguar një shkresë Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ku e njofton se nuk do të vijojë me procedurat ligjore për marrjen e mandatit të deputetit në Kuvendin e Shqipërisë për shkak të detyrës funksionale që ushtron aktualisht në institucion qendror.

Ajo është Drejtoreshë e Përgjithshme e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës aktualisht.

Kujtojmë se Kuvendi njoftoi se Arben Ahmetajt iu dogj mandati pasi prej më shumë se 6 muajsh nuk ka marrë pjesë në punimet e Kuvendit.

E radhës në listën e kandidatëve ishte Dallëndyshe Bici.

Meqenëse ajo nuk pranoi, kandidati tjetër në listë tashmë është Plarent Ndreca.

Ai e ka pranuar mandatin e lënë nga Ahmetaj.

“Patjetër që po”, është përgjigjur ai pas interesimit të gazetarëve në lidhje me këtë çështje.

Juristi Ndreca siguroi në zgjedhjet e vitit 2021, 4008 vota.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit