Mandati i Astrit Veliajt, Basha: nuk ka ngjashmëri me Arben Ndokën

Mos i humb

Kreu i PD-së Lulzim Basha i pyetur nga gazetarët tha se rasti i Astrit Veliajt në Berat, nuk ka ngjashmëri me atë të Arben Ndokës, pasi sipas tij nuk ka pretendime për kriminalitet. Ai tha se është çështje e KQZ mandati i lënë i lirë nga Eduart Halimi.

“Astrit Velija është nr. 2 në listën e Beratit, KQZ vendos se kush dot ë marrë mandatin, këto janë çështje të KQZ dhe të vullnetit të personave përkatës. Në asnjë gjë nuk ngjan me Arben Ndokën. Arben Ndoka është një person i dënuar për prostitucion, ndërsa në këtë rast nuk kemi asnjë pretendim për kriminalitet”, tha Basha.

Halimi dha dorëheqjen nga mandati disa ditë më parë, për t’iu përkushtuar një projekti personal./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit