Mandati i Olta Xhaçkës, Këshilli për Rregulloren shtyn mbledhjen për hartimin e raportit final. Çfarë prite të ndodhë pas dy javësh

Mos i humb

Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin ka vendosur sot që të shtyjë diskutimet për mandatin e deputetes së PS-së, Olta Xhaçka, me dy javë afatin e hartimit të raportit përfundimtar.

Ishte PS që kërkoi në mbledhjen e sotme formale një afat dy javor për të parë dokumentet dhe kërkesat, dhe më pas të hartojë raportin.

“Afati për diskutimin e mandatit do të ishte dy javë. KY është propozimi im. Këtë argument kam përdorur unë. Janë dy kërkesa, dhe themi le të jetë një afat dy javor.”, tha Klotilda Bushka.

Nga ana tjetër Enkelejd Alibeaj, në emër të demokratëve pranoi kërkesën e PS dhe pohoi se ky dy javësh duhet të jetë preciz dhe mos të shtyhet më.

“Qe e keni shtyrë këtë mbledhjen e Këshillit me sebepe të paqena, kjo është dukur.

E vërtetë që janë dy kërkesa tashmë që janë të ngjashme dhe s’përbën kompleksitet.

Argumentet janë identike. Ju keni pasur kohë për t’u njohur me materialin.

Tre javë më parë kërkuat kohë për t’u njohur me materialet e çështjes, por për ne është me rëndësi që kjo procedurë të shkojë deri në fund.

Dy javë, po dy javë ama. Që mos vini pas dy javësh dhe të vini këtu që ka dhe ça materiale për t’u njohur.”, -tha Alibeaj.

Gazetari Ergys Gjençaj raportoi në një lidhje live se pritet me shumë gjasa që PS dhe opozita të dalin me dy raporte të ndryshme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit