Mandati i Olta Xhaçkës, Zhupa në Konferencën e Kryetarëve: Keni zhbërë Gjykatën Kushtetuese!

Mos i humb

Vijon mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, ku po flitet mes të tjerash edhe në lidhje me mandatin e Olta Xhaçkës dhe vendimin e marrë në Kuvend në seancën e të enjtes, për mos dërgimin e sja në Gjykatën Kushtetuese.

Deputetja Ina Zhupa, referuar kërkesës së kryetares së KUVENDIT Elisa Spiropali për opinion Komisionit të Venecias për këtë çështje, u shpreh se një gjë e tillë mund të ndodhte ndërsa është në proces gjykimi, jo kur gjykata është shprehur tashmë.

“Po e fusni çështjen e mandatit të Xhaçkës, në një rrugë zvarritje. Nuk mund të ketë opinion mbi vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Opinionet merren para ose gjate shqyrtimit nuk mund te kërkohet opinion pasi Gjykata është shprehur. Ju keni zhbërë Gjykatën Kushtetuese”, u shpreh ajo.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit