Mandati i Xhaçkës, Bardhi: Kushtetuesja të ngrihet në lartësinë e detyrës

Mos i humb

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi në një dalje për mediat nga jashtë Gjykatës Kushtetuese theksoi se anëtarët e këtij institucioni duhet të ngrihen në lartësinë e duhur për të dhënë vendimin për çështjen e mandatit të Xhaçkës.

“Besoj që anëtarët e Gjykatës Kushtetuese do të ngrihen në lartësinë e detyrës së tyre dhe do të mbrojnë dinjitetin e tyre personal si anëtarë të kësaj gjykate dhe dinjitetin e këtij institucioni.

Ne nuk kemi hyrë në prova, pasi t’i hymë provave duhet që Edi Rama të lejojë që të zbatohen vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Sa i takon avokatit apo zonjës Xhaçka, kemi dëgjuar atë që thotë se po investonte si investitor strategjik në një pronë private.”, tha Bardhi.

Kushtetuesja mbajti sot seancën e radhës për mandatin e Xhaçkës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit