Manja: Ndëshkim për çdo noter që shërbimin publik e ka kthyer në pazar në kurriz të ligjit dhe qytetarëve

Mos i humb

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka deklaruar sot se “pastrimi fillon nga vetja” gjatë takimit me kryetaren e Dhomës së Noterëve znj. Mimoza Sadushi.

Për Ministrin e Drejtësisë nuk ka qëndrim të dytë për ata noterë që shërbimin dhe besimin ndaj publikut e kthejnë në pazar në kurriz të ligjit dhe qytetarëve.

“Çdokush do të përgjigjet para drejtësisë, duke qenë jo vetëm subjekt i drejtorisë përkatëse të profesioneve të lira në ministri, por edhe të Drejtorisë Antikorrupsion”, është shprehur Manja.

Më pas të dy zyrtarët, ranë dakort për rritjen e nivelit të bashkëpunimit dhe koordinimit mes dy institucioneve, me qëllim përmirësimin progresiv në çdo aspekt të marrëdhënies që noterët kanë me qytetarët përgjatë punës së tyre.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit