Nikolla pret ambasadoren suedeze në Tiranë: Rritjen e shkëmbimeve parlamentare dhe bashkëpunim i grupeve parlamentare të miqësisë

Mos i humb

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, priti Ambasadoren e Suedisë në Tiranë, Elsa Håstad. Ambasadorja Håstad e uroi znj. Nikolla për zgjedhjen Kryetare e Kuvendit dhe i përcolli gjithashtu përgëzimet e Kryetarit të Parlamentit të Suedisë, Riksdag-ut, z. Andreas Norlén, si edhe ftesën për një vizitë zyrtare në parlamentin e Suedisë.

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla vlerësoi nivelin e shkëlqyer të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit politik me Suedinë. “Shqipëria i është mirënjohëse Suedisë për mbështetjen e plotë për integrimin e vendit tonë në Bashkimin Evropian, çeljen e negociatave dhe mbajtjen sa më shpejt të Tryezës së parë Ndërqeveritare. Suedia është mbështetësja më e madhe e të drejtave të grave e vajzave në Ballkanin Perëndimor dhe një kontribuuese e emancipimit politik e shoqëror të vendeve të rajonit”, vuri në dukje znj. Lindita Nikolla.

foto galeri

foto galeri Kryetarja Nikolla vlerësoi gjithashtu solidaritetin dhe kontributin e Suedisë në konferencën e donatorëve, pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, si edhe mbështetjen e Qeverisë suedeze për Strategjinë për Zhvillim dhe Bashkëpunim të Shqipërisë, mbështetjen e Agjencisë Suedeze për Zhvillimin dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar në fushën e administratës publike, politikat mjedisore, promovimin e inovacionit, sipërmarrjes, bizneseve të reja etj.

Kryetarja Nikolla dhe Ambasadorja Håstad biseduan edhe mbi disa aspekte të bashkëpunimit dypalësh midis Kuvendit dhe Riksdag-ut, rritjen e shkëmbimeve parlamentare dhe bashkëpunimin e grupeve parlamentare të miqësisë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit