Manja në Ditën e Drejtësisë: Luftë pa ekuivok kriminalitetit!

Mos i humb

Në Ditën e Drejtësisë, nuk mund të mungonte mesazhi i ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja.

Ky i fundit teksa u ndal te reforma në drejtësi, tha se duhet t’i shpallet luftë pa ekuivok kriminalitetit, pa dallim ngjyre. Madje ai theksoi se duhen rezultate konkrete për qytetarët.

“Ma bëni hallall se gjyqtarët nuk i kanë qejf fjalimet e gjata, por do bëjmë si do bëjmë.

Pa një drejtësi që mbron të drejtat dhe liritë e qytetarit, nuk do të kemi zhvillim ekonomik në Shqipëri.

Nuk mund të lë pa përmendur reformën ën drejtësi që dita ditës po konsolidon vetveten.

Këto dy këshillë sot janë risi në reformën në drejtësi.

Sa na takon si qeveri dhe si shumicë parlamentare, do të mbështesim pa rezerva konsolidimin e një sistemi të qëndrueshëm që kontrollon llogaridhënien.

Sot kemi një sistem drejtësie me një arkitekturë institucionesh.

Sfidat na inkurajojnë që të rrisim bashkëpunimin ndërinstitucional.

Mirëpres çdo propozim që kërkon angazhimin e ministrisë së Drejtësisë që synon vijimin e reformës në drejtësi.

Luftë pa ekuivok kriminalitetit, duhet bërë pa dallime ngjyre. Duhen rezultate konkrete, të matshme për qytetarët.

Ju duhet të ulni numrin e stokut për motive patriotike më shumë, pasi qytetarët presin prej vitesh.

Ky është dhe duhet të jetë thelbi i punës sonë. Në asnjë rast nuk duhet të bëhet në kurriz të drejtësisë.”, tha Manja.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit