Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja deklaroi sot se “kemi zgjeruar skuadrën tonë të përkthyesve zyrtarë me 130 të rinj të talentuar”.
Në një postim në rrjetet sociale Manja tha se “tashmë mbi 1000 përkthyes dhe interpretues profesionistë ofrojnë shërbimet e tyre në 28 gjuhë të ndryshme në të gjithë territorin e Shqipërisë”.
“Me ndihmën e teknologjisë dhe inovacionit, synojmë të përmirësojmë cilësinë e këtij shërbimi, duke zhvilluar Regjistrin Elektronik të Përkthyesve”, theskoi Manja.
Manja publikoi edhe një video ku qytetarët mund të informohen se si mund të aksesojnë listën e përkthyesve dhe gjuhët në të cilat ata ofrojnë shërbimet e tyre të çmuara.
Ligji për përkthimin zyrtar dhe profesionin e përkthyesit zyrtar u miratua nga Kuvendi në korrik 2011 me 86 vota pro, 6 kundër dhe 6 abstenime.
Ligji siguron plotësimin e hendekut ligjor lidhur me ushtrimin e veprimtarisë së përkthimit zyrtar në Republikën e Shqipërisë dhe certifikimin e subjekteve që ushtrojnë profesionin e përkthyesit zyrtar.


