Maqedoni: borxhet e qytetarëve ndaj shteti, politika “vë dorën në zemër” për t’jua falur

Mos i humb

Qytetarët e Maqedonisë nuk duhet ta çajnë kokën më për borxhet e vjetra. Për këtë masë lehtësuese u bënë bashkë sot si pushteti ashtu edhe opozita.

Pra, VMRO DPMNE me mbështetje edhe të LSDM-së dhe BDI-së dorëzuan në Kuvend propozim-ligj të veçantë për fshirjen e kamatave për borxhet e energjisë elektrike, shërbimeve komunale, telefonike, kabllore e të tjerë. Nëse votohet, do përfitojnë rreth 200 mijë qytetarë.

Fshirja e kamatave dhe borxheve për përmbarim është për borxhet e vjetra deri në vitin 2011.

Kushti për t’u fshirë borxhi është pagesa e borxhit themelor, pa kamatat dhe harxhimet e përmbarimit që shpesh herë tejkalojnë shifrat e harxhimeve themelore. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit