Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve ka regjistruar 163 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19).
Me këtë, numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara në vend është rritur në 9.412.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë ditës së fundit nuk janë raportuar vdekje të reja nga COVID-19.
Vendi deri më tani ka kryer 88.179 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 1.636 teste gjatë ditës së fundit.
Numri i pacientëve të shëruar nga koronavirusi në vend është 4.940, prej të cilëve 61 në 24 orët e fundit, ndërsa numri i rasteve aktive 4.040.


