Maqedoni e Veriut, me 4 raste të reja rritet në 35 numri i të infektuarve me koronavirus

Mos i humb

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka konfirmuar 4 raste të reja të presonave me koronavirus (Covid-19), duke e çuar numrin e përgjithshëm të të prekurve me koronavirus në 35.

“Ministria e Shëndetësisë informoi se sot numri i pacientëve me koronavirus në vend është 35 persona. Në mëngjes katër persona rezultuan pozitivë me koronavirus në Shkup. Gjendja e të gjithë pacientëve është e qëndrueshme”, njoftoi Ministria e Shëndetësisë përmes profilit të saj zyrtar të mediave sociale.

“Dje mbrëmë mbërriti një aeroplan me pasagjerë nga Brukseli në Aeroportin e Shkupit. Pasagjerët u testuan për koronavirus dhe u mbajtën në izolim derisa u morën rezultatet. Rezultatet e të gjithë pasagjerëve janë negative dhe ata janë lëshuar në shtëpi në izolim të detyrueshëm”, thuhet në deklaratën.

“Personat që ishin akomoduar përkohësisht në Pepelishtë u vizituan nga epidemiologët dhe sot do të transferohen në një strukturë të caktuar për izolim grupor në Demir Kapi”, thonë nga Ministria.

Gjithashtu, më shumë informacione janë paralajmëruar në orët në vijim të cilat do t’i kumtojë ministri i Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit