Maqedoni e Veriut, opozita kërkon dorëheqjen e kryeministri Zoran Zaev

Mos i humb

Deklarata e kryeministrit maqedonas Zoran Zaev se “bullgarët nuk kanë qenë fashistë” dhe se “nuk mohojnë të drejtën e vet përcaktimit të maqedonasve”, ka shkaktuar protesta masive në vend të organizuara nga partia kryesore e opozitës VMRO DPMNE.

“Tani është koha të ngremë kokën dhe t’i lëmë maqedonasit të luftojnë për drejtësinë e tyre. Ajo që Zoran Zaev po i bën Maqedonisë së Veriut është e turpshme. Mashtrimi i tij është i turpshëm. Zaev nuk është Maqedoni. Ju tani duhet të jeni më të zëshëm dhe ta kundërshtoni. Zaevi të dorëhiqet, liri për popullin”, i është drejtuar kryetari i VMRO DPMNE-së, Hristian Mickovski, masës së tubuar të enjten në mbrëmje para ndërtesës së qeverisë në Shkup.

 Në fjalën e tij lideri opozitar tha se Zaev duhet të kërkojë falje publike për ofendimet ndaj qytetarëve, paraardhësve dhe heronjve maqedonas. Ai tha se opozita nuk është kundër vendosjes së marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë me vendet fqinjë por jo në kurriz të të kaluarës.

Përplasjet ndërmjet Bullgarisë dhe Maqedonisë se Veriut kanë nisur pasi Bullgaria bllokoi nisjen e bisedimeve të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit