Tjetër tërmet i fuqishëm në Turqi, nuk ka raportime për viktima

Mos i humb

Agjencia e Menaxhimit të Katastrofave në Turqi ka njoftuar se një tërmet me madhësi 4.7 e shkallës Rihter u regjistrua mëngjesin e sotëm në provincën lindore të Malatya.

Lëkundja ndodhi në një thellësi prej 6.94 kilometrash në 11:27 të mëngjesit.

Ajo u ndie gjithashtu në zonat përreth të provincave Gaziantep, Sanliurfa dhe Adiyaman.

Sipas asaj që shkruajnë mediat vendase ende nuk ka pasur raporte të viktimave ose dëmeve materiale deri më tani.

Më datë 30 tetor, Turqia u godit nga një tërmet i fuqishëm duke shkaktuar viktima dhe dëme materiale të shumta në zonën e Izmirit.

114 persona humbën jetën teksa 1035 u  lënduan dhe u regjistruan dëme shumë të mëdha materiale.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit