Maqedoni e Veriut, rritet në 7 numri i personave të vdekur nga COVID-19

Mos i humb

Në Maqedoninë e Veriut ka ndërruar jetë edhe një person i infektuar me koronavirusin e ri (COVID -19), me çka numri i përgjithshëm i të vdekurve në vend është rritur në 7 persona, ndërsa numri i rasteve ka shënuar rritje prej 26 personave, me gjithsej 285 raste, (AA).

Këtë përmes kumtesës e konfirmoi Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut.

“Ministria e Shëndetësisë informon se sot në mëngjes në Klinikën për sëmundje infektive dhe gjendje febrile në Shkup ka ndërruar jetë një pacient i moshës 79 vjeçare nga Dibra. Pacienti është diagnostikuar me COVID-19 më 23 mars, ndërsa me gjendje të rënduar shëndetësore është hospitalizuar në klinikën në Shkup më 25 mars”, theksohet në njoftim.

Me këtë numri i përgjithshëm i të vdekurve në vend është rritur në 7 persona.

Më tej theksohet se sot nga Klinika për sëmundje infektive janë regjistruar 9 pacientë të cilët në dy teste kontrolluese të COVID-19 kanë qenë negative, dhe se gjendja e tyre shëndetësore është e mirë dhe janë liruar në shtëpi.

“Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 26 raste të reja të koronavirusit në vend. Pasqyrë të plotë për situatën në qytete do të dërgojmë në mënyrë plotësuese meqë një pjesë e personave të konfirmuar me punë janë në Shkup, por me vendbanim në qytet tjetër”.

Me këtë, numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostikuar me COVID-19 në vend është rritur në 285 persona.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit