Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut njoftoi se nga koronavirusi i ri (COVID-19) në 24 orët e fundit kanë vdekur edhe dy persona, duke e çuar numrin e të vdekurve në 73.
Gjithashtu, nga ministria informojnë se janë regjistruar 21 raste të reja me COVID-19, me çka numri i pacientëve të diagnostifikuar me koronavirus në vend arrin në 1.442.
Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë shëruar 38 pacientë, me çka numri i të shëruarve nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut arrin në 627.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 279 teste. Me këtë, që nga paraqitja e epidemisë në vend janë kryer gjithsej 16.050 teste për COVID-19.


