Gjiri Persik i përket popullit të Iranit dhe emri i tij do të jetë gjithmonë Gjiri Persik

Mos i humb

Në një fjalim në mbledhjen e këshillit të ministrave të mbajtur në Teheran, Rouhani, ka folur mbi tensionet SHBA-Iran.

Në lidhje me tensionet e përshkallëzuara mes dy vendeve pas përballjes së forcave iraniane dhe amerikane në Gjirin Persik, presidenti Rouhani u shpreh: “Gjiri Persik i përket popullit të Iranit dhe emri i tij do të jetë gjithmonë Gjiri Persik. Amerikanët duhet ta dinë se emri i tij nuk është Gjiri New York ose Gjiri Washington”.

“Amerikanët e shikojnë që populli i Iranit është dhe do të jetë i suksesshëm në mbrojtjen e Gjirit Persik. Forcat tona të armatosura, kanë qenë dhe do të jenë gjithmonë ruajtësit e Gjirit Persik”, shtoi më tej Rouhani.

  • “Askush nuk mund të parashikojë se kur përfundon kjo pandemi”

Rouhani tha se nuk dihet nga askush se kur do të eliminohet pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19) që deri tani ka shkaktuar vdekjen e rreth 6 mijë personave, por që në javët e fundit është vërejtur se ka hyrë në procesin e rënies.

Kufizimet e vendosura për pandeminë do të hiqen plotësisht njoftoi Rouhani duke shtuar se “Duhet ta përgatisim veten për punë, shkencë dhe dituri dhe duhet të shpresojmë për shoqërinë pasi askush nuk botë nuk mund të parashikojë se kur përfundon kjo pandemi”.

Më tej në fjalën e tij Rouhani ka theksuar që “Duhet të zbatojmë të gjitha udhëzimet e shëndetësisë. Puna dhe prodhimi bashkë me këto masa është thelbësore. Ne dëshirojmë që ju të vazhdoni të qëndroni në shtëpi përveç situatave të detyrueshme, ndërkohë dilni nga shtëpitë tuaja për punët që janë të detyrueshme dhe kthehuni në shtëpi sa më shpejt të jetë e mundur”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit