Maqedoni, protestë kundër Ligjit për gjuhët dhe ndryshimit të emrit

Mos i humb

Dhjetëra qytetarë edhe sot protestuan në mënyrë paqësore para Kuvendit të Maqedonisë kundër, siç theksuan, “politikës antimaqedonase të Qeverisë së re, miratimit të Ligjit për gjuhët dhe kundër hyrjes së Maqedonisë në NATO”.

Sipas organizatorëve, para disa ditëve ka filluar mbledhja e nënshkrimeve për peticion me të cilën kundërshtohen politikat e fundit të Qeverisë së Maqedonisë.

Nga shoqata “Rilindja”, theksojnë se deri tani 530 persona kanë nënshkruar peticionin kundër “dygjuhësisë dhe kundër ndryshimit të emrit”, në protestën që mbahet para Kuvendit të Maqedonisë.

“Peticionin të cilin e nënshkruajnë qytetarët është që të ndërpritet çfarëdo negocimi për çështjet maqedonase, ndryshimin, ridifinimin dhe të themi se nuk i pranojmë zgjedhjet e fundit, se ato janë të pavlefshme. Peticioni shkon online edhe në internet dhe do të dorëzohet deri te Prokuroria Publike, te presidenti i Maqedonisë dhe të gjitha institucionet e tjera ku do të jetë e nevojshme”, theksojnë nga shoqata “Rilindja”.

Organizatorë të protestës janë Forcat e Bashkuara Maqedonase (FBM), shoqata patriotike maqedonase “Të palëkundurit” së bashku me disa shoqata të tjera të cilat konsiderojnë se Ligjin për gjuhët humb karakterin maqedonas të shtetit. Pas përfundimit të protestës, që u sigurua nga policia, protestuesit u shpërndanë në mënyrë të qetë./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit