“Nevojitet që edhe pjesët e tjera të Sirisë të pastrohen nga terroristët”

Mos i humb

Ministri i Jashtëm i Republikës së Turqisë, Mevlut Çavusoglu, është shprehur se nevojitet që malet e Turqisë, Iraku dhe pjesët e tjera të Sirisë të pastrohen plotësisht nga terroristët.

Çavusoglu ka mbajtur një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun irakian, Ibrahim el-Xhaferi, pas një takimi të zhvilluar në Ministrinë e Jashtme të Irakut në Bagdad.

Kreu i diplomacisë turke ka theksuar se Turqia ashtu sikurse në periudhën e luftës kundër DEASH-it, është vend vëlla, dhe mbështetësi më i madh i Irakut në çështjen e rindërtimit të tij edhe pas periudhës së DEASH-it dhe se me të gjitha mundësitë do të vazhdojnë të qëndrojnë pranë Irakut.

Më tej duke bërë të ditur se Turqia do të vazhdojë të mbështesë në mënyrë më të fuqishme integritetin territorial të Irakut, unitetin dhe sovranitetin politik të tij, Çavuşoğlu tha: “Erbili nuk i dëgjoi rekomandimet tona dhe kreu një referendum. Jam i sigurtë që edhe ata vetë e kanë kuptuar se çfarë gabimi ishte ky referendum. Të gjithë këtu duhet të respektojnë ligjet dhe kushtetutën e Irakut dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese.”

“Është e rëndësishme që Iraku të pastrohet nga organizata terroriste DEASH, por është po aq e rëndësishme që Iraku të pastrohet edhe nga të gjitha organizatat terroriste, veçanërisht organizata terroriste e PKK, e cila duhet të largohet plotësisht nga Iraku. DEASH, PKK, YPG, KCK, PJAK të gjitha këto pavarësisht se janë ideologji të ndryshme janë organizata terroriste dhe të gjitha objektivat i kanë të njëjta. Për Turqinë, e cila filloi dje të pastrojë Afrinin nga terroristët me operacionin ‘Dega e Ullirit’, është e nevojshme gjithashtu që edhe malet e Turqisë, Iraku dhe pjesë të tjera të Sirisë të pastrohen nga terroristët. Për pastrimin e Irakut nga PKK-ja ne do të japim çdo lloj mbështetjeje, ashtu sikurse e kemi theksuar edhe në vizitën e Ibadit në Ankara”, ka theksuar ministri Çavusoglu.

Çavuşoğlu tha më tej se dëshirojnë që të zhvillojnë më tej marrëdhëniet Turqi-Irak, dhe se është vërejtur një rritje në kohët e fundit në vëllimin e tregtisë mes dy vendeve./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit