Maqedoni, seancë parlamentare për votëbesimin e Qeverisë

Mos i humb

 

 

 

Në seancën e Kuvendit të Maqedonisë sot po diskutohet për votëbesimin e Qeverisë me ç’rast ka patur akuza nga opozita në adresë të koalicionit qeveritar.

Qeveria e udhëhequr nga Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM) dhe Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) se nuk ka kapacitet për menaxhimin e institucioneve brenda ekzekutivit, akuzoi opozita në seancën e sotme parlamentare e cila paraqiti kërkesë për votëbesimin e qeverisë të nënshkruar nga 41 deputetë të VMRO-DPMNE-së.

Sipas koordinatorit të VMRO-DPMNE-së Dragan Danev, qeveria aktuale e kryesuar nga Zoran Zaev, udhëheq një politikë shkatërruese ekonomike dhe shkel kushtetutën dhe ligjet, duke shtuar se opinioni duhet të dijë të gjitha faktet dhe argumentet rreth kësaj qeverie jodemokratike dhe të paaftë.

“Në vend që të merret me zgjidhjen e problemeve dhe nevojave të qytetarëve të Maqedonisë, ashtu siç premtuan gjatë fushatës, ju punoni vetëm për realizimin e qëllimeve tuaja politike dhe interesat personale dhe për të ruajtur klimën e koalicionit me BDI-në”, tha Donev.

Ai akuzoi qeverinë për shkak të mospasjes demokraci në shtet, sepse, siç tha, kryeministri, ministrat dhe zyrtarët në të njëjtën kohë janë politikanë dhe gjyqtarë, prokurorë dhe biznesmenë, duke shtuar se gjyqësori është i bllokuar dhe është bërë partizimi i institucionit.

Donev fajësoi edhe për uljen e rritjes ekonomike dhe investimeve, por edhe për mosrritjen e pagave dhe pensioneve. Sipas tij, pas ardhjes së qeverisë së re ka një kthim prapa në shëndetësi, polici.

Sipas deputetit të Partisë së Re Social Demokrate (PRSD) Goran Misovski, interpelanca e grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së është i paligjshëm dhe jo i besueshëm, për shkak se deputetët fillimisht duhet të distancohen nga udhëheqja e mëparshme e partisë të kryesuar nga lideri i mëparshëm Nikolla Gruevski, dhe pastaj të kërkojë përgjegjësi morale nga qeveria e re

Nga partia në pushtet e LSDM-së theksuan se është hequr taksa radiodifuzive, është kthyer tarifa e vjetër e energjisë elektrike, është zgjidhur problemi i punëtorëve të falimentuar dhe në aspektin e politikës së jashtme janë përmirësuar marrëdhëniet me vendet fqinje.

Pas përfundimit të debatit të deputetëve, pritet të adresohet kryeminstri i Maqedonisë, Zoran Zaev.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit