“Maqedonia dhe Vietnami të thellojnë bashkëpunimin e kufizuar”

Mos i humb

Nënkryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Goran Misovski, ka pritur në një takim nënkryetarin e Asamblesë së 14-të Kombëtare tē Republikës Socialiste të Vietnamit, Uong Chu Luu, i cili bashkë me një delegacion vietnamez po qëndron për vizitë në Maqedoni.

Në fillim të takimit të tij me nënkryetarin Misovski, thuhet në njoftimin e lëshuar nga qendra për informim brenda Kuvendit të Maqedonisë, Luu ka vënë në dukje raportet miqësore që kanë dy shtetet, me një dijalog politik modest, ndërsa për mungesën e një bashkëpunimi ekonomik, theksoi shpresën për krijimin e kushteve për thellimin e tij përmes këmbimit tregtar, që është një segment i rëndësishëm për jetën shoqërore.

Përkundër sistemeve të ndryshme politike që kanë dy vendet, Luu tha se beson në forcën e popujve, me çka sipas tij, ky takim do të shënojë fillimin e një bashkëpunimi më serioz mes Vietnamit dhe Maqedonisë në lëmin e ekonomisë dhe kulturës

Misovski, thuhet në njoftim, nga ana e tij ka falenderuar mysafirët për faktin që Vietnami përdor emrin kushtetues të Republikës së Maqedonisë në raportet dypalëshe, por edhe në ato ndërkombëtare.

Ai ka informuar nënkryetarin e Asamblesë Kombëtare të Vietnamit se Maqedonia mbetet e përkushtuar në planin e saj strategjik për anëtarësim në BE dhe NATO, si dhe në zbatimin e reformave përmes planit qeveritar 3-6-9 dhe Planin 18, përfshirë ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore.

Në kuadër të qëndrimit në Shkup, delegacioni vietnamez ka realizuar një sërë takimesh me komisione të ndryshme të Kuvendit Republikan të Maqedonisë./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit