Maqedonia e Veriut raportoi 103 raste të reja me COVID-19 dhe 5 vdekje në 24 orët e fundit

Mos i humb

Në Maqedoninë e Veriut gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 103 raste të tjera të konfirmuara me koronavirusin e ri (COVID-19), me çka numri i përgjithshëm i rasteve të zbuluara me këtë virus në vend është rritur në 4.157.

Ministria e Shëndetësisë e vendit njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit po ashtu janë regjistruar pesë vdekje, duke e çuar në 193 numrin e përgjithshëm të vdekjeve nga ky virus.

Instituti i Shëndetit Publik po ashtu ka regjistruar 13 pacientë të shëruar nga koronavirusi, me çka numri i përgjithshëm i pacientëve të shëruar ka shkuar në 1.723.

Sipas të dhënave të autoriteteve shëndetësore, aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në vend është 2.241.

Gjatë 24 orëve të fundit Maqedonia e Veriut ka kryer 841 teste të dyshuara për COVID-19, ndërsa që nga shpërthimi i pandemisë ka kryer gjithsej 43.881 teste.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit