Maqedonia e Veriut raporton 125 raste të reja me COVID-19, gjithsej 2.915

Mos i humb

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit janë shëruar tetë pacientë të tjerë dhe dy kanë vdekur.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është rritur në 1.640, i të vdekurve në 151, ndërsa numri i rasteve aktive me COVID-19 në vend është 1.124.

Gjatë ditës së fundit në Maqedoninë e Veriut janë kryer 1.085 teste të dyshuara për COVID-19, ndërsa që nga shpërthimi i pandemisë janë kryer 35.471 teste.

Në disa rajone të vendit, përfshirë kryeqytetin e Shkupit, duke filluar nga enjtja në ora 21:00 po zbatohet orë policore, e cila do të përfundojë mëngjesin e të hënës në ora 05:00.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit