Maqedonia e Veriut, shkon në tre numri i personave me koronavirus

Mos i humb

Në Maqedoninë e Veriut janë konfirmuar dy raste të reja të koronavirusit (COVID-19), me çka numri i personave tek të cilët është konfirmuar ky virus në vend është ngjitur në tre, konfirmoi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

“Kemi dy raste të reja me koronavirus. Këta janë dy bashkëshortë nga Dibra, të moshës 62 dhe 68 vjeçare të cilët në vendin tonë kanë arritur nga Italia veriore, nga Bresha më datën 27 të muajit të kaluar. Pas hyrjes në kufi, nga autobusi pasagjerët kanë zbritur në Kumanovë, në Shkup dhe në Dibër. Atëherë pasagjerët nuk kanë pasur kurrëfarë simptomash dhe për herë të parë pas simptomave krejtësisht të lehta më 2 mars janë paraqitur te mjeku amë dhe kanë pranuar mjekim shtëpiak që sot të paraqiten në spitalin e Dibrës ku është vendosur indikacioni”, deklaroi Filipçe.

Ministri Filipçe shtoi se në bashkëpunim dhe komunikim intensive me Ministrinë e Punëve të Brendshme tashmë janë gjetur emrat, numrat e amzës e të gjithë pasagjerëve në autobusin që ka hyrë në vend më 27 shkurt.

“Në këtë moment është duke u bërë identifikimi dhe nga sonte dhe gjatë ditës së nesërme pasagjerët pas indentifikimit do të intervistohen dhe në pajtim me të dhënat që do t’i japin konform gjendjes së tyre shendetësore dhe analizave të kontakteve do të ndërmerren masat e nevojshme për çka do të informojmë nesër”, shtoi Filipç.

Rikujtojmë se më 26 shkurt në Maqedoninë e Veriut është konfirmuar rasti i parë i koronavirusit, ndërsa sipas njoftimit bëhet fjalë për një paciente nga Shkupi që një kohë ka qëndruar në Itali.

Sipsa informacioneve të Ministrisë së Shëndetësisë, gjendja e saj është stabile.

Nga epidemia e llojit të ri të koronavirusit të emëruar si COVID-19 deri tani në botë janë infektuar 97.945 persona, ndërsa 3.383 kanë vdekur.

Koronavirusideri tani është përhapur në mbi 80 vende, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka rritur shkallën globale të rrezikut nga koronavirusi nga “i lartë” në “shumë i lartë”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit