Maqedonia nikoqir i punëtorisë së NATO-s për koordinim të partneriteteve ushtarake

Mos i humb

 

Ministrja e Mbrojtjes e Republikës së Maqedonisë, Radmilla Shekerinska dhe zëvendës-komandanti i Komandës Kryesore të Forcave Aleate të NATO-s për Europë, Gjenerali Sir James Everard, sot morën fjalën me rastin e hapjes së punëtorisë së NATO-s për koordinim të partneriteteve ushtarake, nikoqir i së cilës këtë vit është Republika e Maqedonisë.

Sipas ministres Shekerinska, Maqedonia tregoi mikëpritjen e saj të më shumë se 180 përfaqësuesve nga vendet anëtare të NATO-s dhe shteteve partnere në vigjilje të samitit të NATO-s, i cili duhet të mbahet në korrik në Bruksel, duke shtuar se si vend kemi detyra të rëndësishme që duhet t’i përmbushim deri në këtë samit, ndonëse, siç tha, pjesa më e madhe tashmë janë kryer.

“Treguam se në pjesën e reformave demokratike, gjendjen në media, sundimin e ligjit, gjendjen në administratë dhe marrëdhëniet ndëretnike, Maqedonia ka bërë hapa të mëdha përpara dhe kjo na jep të drejtë të presim që këtë ndryshim ta verifikojnë, ta konfirmojnë dhe ta vlerësojnë të gjitha vendet anëtare të NATO-s”, theksoi Shekerinska.

Ministrja shpreson se NATO do ta vlerësojë përkushtimin dhe vullnetin e fuqishëm politik të Qeverisë dhe të shumicës së qytetarëve në Maqedoni për realizimin e prioritetit strategjik, anëtarësimin në NATO i cili mbeti i pandryshuar edhe në momentet më të rënda dhe në krizat më të thella në të cilat Maqedonia ishte periudhën e kaluar.

“Politikën tonë e bazojmë në fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim, në vend të konfrontimeve me fqinjët. Në projektim të stabilitetit, kundrejt konflikteve dhe destabilitetit. Kjo është politika për të cilën Qeveria e Maqedonia dhe shumica e qytetarëve janë të përcaktuar fuqishëm, meqë jemi të bindur se vetëm në këtë mënyrë shteti ynë mund të shkojë përpara”, shtoi Shekerinska.

Ajo shtoi se me përkushtimin tonë dhe angazhimin e plotë të pjesëtarëve të armatës në misionet paqësore, Maqedonia tregoi se është partner kredibil dhe se kemi çka t’i ofrojmë Aleancës, duke shtuar se me të drejtë Maqedonia pret dhe punon të bëhet anëtarja e 30-të e NATO-s.

Ndërkaq, Gjenerali Sir James Everard para të pranishmëve deklaroi se Maqedonia është partner shumë i rëndësishëm i Aleancës dhe pikërisht për këtë shkak, kjo punëtori është bazë për vendosjen e parakushteve të vërteta që do të mundësojnë koordinim për bashkëpunim me Alenacën.

“Në këtë punëtori do t’i vendosim parakushtet për sukses në vitin 2019 për të gjithë partnerët me të cilët bashkëpunojmë. Do të bisedojmë për nevojat dhe do të bëjmë një rishikim çka dëshiron NATO të fitojë nga partnerët e saj”, tha Everard

Punëtoria disa ditëshe në të cilën do të marrin pjesë 200 përfaqësues të vendeve të NATO-s dhe vendet partnere do të përfshijë më shumë tema, operacionet e kryesuara nga NATO dhe pjesëmarrja e partnerëve në këto operacione, harmonizimi i proceseve partnerike, edukimi, stërvitja.

Pjesë e punëtorisë do të jetë edhe prezantimi i 15 kapaciteteve arsimore të NATO-s dhe partnerëve, pjesë e së cilës është edhe qendra e vetme partnerike e NATO-s në Maqedoni, Qendra rajonale për marrëdhënie me opinionin, si dhe Shkolla e NATO-s në Oberameragu.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit