Marina amerikane të “shkatërrojë” anijet provokuese iraniane

Mos i humb

Presidenti amerikan, Donald Trump tha se i ka dhënë instruksionet Marinës së SHBA-së “të qëllojë, të shkatërrojë” çdo luftanije iraniane që provokon anijet amerikane.

“Urdhërova Marinën e SHBA-ve të qëllojë dhe të shkatërrojë çdo luftanije iraniane nëse ata provokojnë anijet tona në det”, shkroi Trump në Twitter, duke iu referuar Gjirit Persik.

Vërejtjet e tij erdhën dy ditë pasi Garda Revolucionare e Iranit njoftoi zgjerimin e aftësive, përfshirë zgjerimin e rangut të raketave kundër anijeve si dhe përfshirjen e anijeve më të shpejta.

Komandanti i Marinës së Iranit, Alireza Tangsiri, tha se forcat e vendit tani “kanë një shumëllojshmëri të raketave tokë-tokë me një gamë prej 700 kilometra të prodhimit vendas” dhe anijet e tyre janë “tre herë më të shpejta se anijet amerikane”.

“Kudo ku amerikanët kanë qenë të pranishëm, pasiguria është shfaqur dhe ne nuk e dimë se ku ka çuar në siguri prania e SHBA-së”, tha Tangsiri.

Javën e kaluar, anijet e marinës iraniane iu afruan një anijeje të Flotës së Pestë së SHBA-së në Gjirin Persik, incident që Marina Amerikane e përshkroi si “qasje të rrezikshme dhe provokuese”.

Tensionet janë përshkallëzuar midis HSBA-së dhe Iranit që nga maji i vitit 2018, kur Trump u tërhoq nga marrëveshja bërthamore që fuqitë botërore nënshkruan me Iranin për të frenuar programin e tij bërthamor, në këmbim të lehtësimeve prej miliarda dollarësh nga sanksionet ekonomike.

Që atëherë, Trump ka filluar një fushatë për ndryshimin e marrëveshjes, përfshirë edhe rivendosjen e sanksioneve të naftës së papërpunuar iraniane që paraprakisht u hoqën si pjesë e marrëveshjes.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit