Kandidati i krahut të djathtë në pushtet, Mario Abdo Benitez, ka rezultuar fitues i zgjedhjeve presidenciale të djeshme në Paraguaj.
Komisioni Zgjedhor i Paraguajit shpalli rezultatet paraprake të numërimit të 96 për qind të votave, sipas të cilave Benitez, kandidat i partisë në pushtet Colorado, fitoi 46,5 për qind të votave.
Kandidati i Partisë Liberale të opozitës, Efrain Alegre, fitoi 42,7 për qind të votave.
Presidenti i ri Paraguajit Benitez do të marrë detyrën pas betimit në mes të gushtit të këtij viti. Benitez (46) është djali i ish-sekretarit të posaçëm të diktatorit paraguajan Alfred Stroessner, i cili sundoi shtetin e Amerikës Jugore në periudhën 1954-1989.
Partia e krahut të djathtë, Colorado, është në pushtet në Paraguaj që nga mesi i shekullit të kaluar, me përjashtim të periudhës mes viteve 2008-2013.
Votuesit në Paraguaj dje zgjodhën komitetet e reja në parlamentin dy-dhomësh, si dhe qeveritë lokale.
Presidenti i deritanishëm i Paraguajit, Horacio Cartes, pas tentimit të dështuar që përmes ndryshimeve kushtetuese të qëndrojë në krye të vendit, u detyrua të mjaftohet me hyrjen në Senat.