Marrëveshja, Maqedoni e Veriut/ Sot pritet lista e ministrave

Mos i humb

Në Maqedoninë e Veriut, pritet të bëhet publike lista e ministrave të qeverisë së re pas marrëveshjes së koalicionit mes LSDM-së dhe BDI-së, i cili do të udhëhiqet nga lideri socialdemokrat Zoran Zaev.

Zaev paralajmëroi se do të shfuqizohet Qeveria e Përzhinos dhe se në vend të saj në 100 ditët e fundit, ekzekutivin do ta drejtojë një kryeministër tjetër i propozuar nga BDI-ja. Detajet mbi emrat e ministrave do të mësohen pasi të marrin konfirmimin e organeve partiake.

Ajo që dihet me siguri është se sipas paktit, Talat Xhaferi, do të vazhdojë të mbetet kryetar Kuvendi edhe në 4 vitet e ardhshme.

Zaev tha se nuk do të ketë ministra pa portofol, ndërsa paralajmëroi reduktim të privilegjeve të funksionarëve, zvogëlim ne masën 20% të numrit të administratorëve, luftë kundër korrupsionit, vetting për politikanët dhe pastrim të gjyqësorit.

Prioriteti më I ngutshëm sipas tij do të jetë megjithatë lufta e qeverisë ndaj koronavirusit si dhe zhvillimi ekonomik i vendit.

Pjesë e Qeverisë së re do të jetë edhe PDSH-ja, lideri i së cilës, Menduh Thaçi është i vetmi deputet nga radhët e partisë në këtë legjislacion.

Marrëveshja do të kalojë tani tek organet më të larta të të dy partive siç janë Këshillat Qendrorë për t’u miratuar.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit