Koreja e Jugut paralajmëron valë të re të COVID-19

Mos i humb

Zyrtarët e Koresë së Jugut kanë paralajmëruar një valë të re të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), pasi vendi gjatë 24 orëve të fundit raportoi 297 raste të konfirmuara me këtë virus, shifër më e lartë ditore që nga muaji mars.

Sipas agjencisë së lajmeve Yonhap, Koreja e Jugut ka regjistruar pothuajse 1.300 raste gjatë javës së kaluar, kryesisht të regjistruara në kryeqytetin Seul dhe në zonat përreth.

“Po përballemi me një kryqëzim kritik, pasi shpërthimet në zonën metropolitane të Seulit mund të çojnë në një valë të re të pandemisë mbarëkombëtare”, tha zv/ministri i Shëndetësisë, Kim Ganglip, gjatë konferencës së tij të rregullt për media.

Për dy javët e ardhshme, apeloi zv/ministri Ganglip, banorët e zonës metropolitane duhet të qëndrojnë në shtëpi, duke theksuar se, “Ata duhet të dalim jashtë vetëm në raste të kufizuara, përfshirë shkuarjen në punë, blerjen e artikujve dhe vizitat në spitale”.

Në mesin e 297 rasteve të reja, 150 janë raportuar në Seul ndërsa 94 nga provinca fqinje Gyeonggi.

Sipas agjencisë së lajmeve Yonhap, autoritetet shëndetësore thanë se infeksionet e reja të gjurmuara në Kisha në kryeqytet, ku u testuan 3.275 anëtarë, 17 për qind prej tyre rezultuan pozitivë.

Autoritetet po ashtu kanë vendosur masa të shtrënguara për distancën fizike në kryeqytet dhe në zonat e afërta të Gyeonggi dhe Incheon si dhe ndaluan tubimin e 50 apo më shumë personave në hapësira të mbyllura dhe 100 personave në ambient të hapur.

Qeveria po ashtu ka këshilluar qytetarët e saj në Seul dhe në zonat përreth që të qëndrojnë në shtëpi për të paktën dy javë për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të virusit.

Koreja e Jugut deri më tani ka raportuar 16.058 raste, prej të cilëve 306 kanë vdekur dhe 14.006 janë shëruar.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit