Marrëveshja në Arsim/ Kushi: Shmang burokracitë! Nagavci: Shkurton procedurat formale për njohjen e diplomave

Mos i humb

Ministrja e Arsimit në Shqipëri, Evis Kushi komentoi marrëveshjen mes dy vendeve sa i përket lehtësimit të procedurës së njohjes së diplomave nga IAL-të (të konfirmimit të të diplomuarve nga Qendrat Kombëtare respektive të Njohjes së Diplomave).

Kushi u shpreh se kjo marrëveshje shmang burokracitë dhe lejon që brenda 14 ditësh t’i jepet përgjigje autenticitetit të diplomave.

“Jam e lumtur që kjo mbledhje mbahet këtu. Kjo vjen si një domosdoshmëri pas shumë vitesh kur të rinjtë shqiptarë të diplomuar në dy vendet hasin vështirësi apo vonesa në njësimin e diplomave. Duke respektuar legjislacionin dhe kualifikimet shqiptare, kosovare dhe evropiane, duke u nisur nga interesi ynë i përbashkët kemi dakordësuar që të lehtësojmë procedurat dhe të shkurtojmë afatet për njohjen e diplomave, certifikatave apo gradave shkencore duke shmangur kështu burokracitë. Kjo marrëveshje lejon që brenda 14 ditësh t’i jepet përgjigje autenticitetit të diplomave. Duhet vetëm vullnet të cilin ne e kemi dhe po me të njëjtin angazhim ne të punojmë edhe për abetaren unike të përbashkët”, tha Kushi.

Ndërsa ministrja e Arsimit të Kosovës, Arbërie Nagavci u shpreh se marrëveshja shkurton procedurat formale për njohjen e diplomave dhe gradave akademike.

“Marrëveshja jo vetëm e jetëson konventën e Lisbonës, por i shkurton procedurat formale për njohjen e diplomave dhe gradave akademike. Këto lehtësime janë më interes sepse shkurton kohën dhe procedurat formale duke inkurajuar edhe mobilitetin e studentëve. Abetarja e përbashkët vlerësoj të gjitha angazhimet e deritanishme. Ne jemi të vetëdijshëm që bashkëpunimi në fushën e arsimit, kulturës është më shumë vullnet e dëshirë dhe mbetemi të përkushtuar për të ofruar sa më shumë mundësi për studentët në të dyja vendet”, tha Ministrja.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit