Marrëveshja për komisionet hetimore, Alibeaj: Pazar për Reformën Zgjedhore

Mos i humb

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj, në një reagim në rrjetet sociale ndaj deklaratës së Kryeministrit Edi Rama, tha se asgjë nuk ka ndryshuar nga viti 2008, duke kujtuar marrëveshjen Rama-Berisha për ndryshimin e kodit elektoral.

Sipas tij, marrëveshja e dakordësuar në Kuvend, synon reformën zgjedhore, duke mos lejuar pikat e propozuara nga Partia Demokratike.

“Vetëm një idiot i lindur bën sikur nuk e kupton që Rama po bën pazar për Reformën Zgjedhore. Vetëm një gjë ama duhet pranuar se e ka thënë drejt: asgjë nuk ka ndryshuar!”, tha Alibeaj

“Asgjë nuk ka ndryshuar me 2008 kur pazarin e bëri po me Non Grata-n. Asgjë nuk duan të ndryshojnë: listat të mos i hapin; diaspora të mos votojë; të marrin mandate gratis në tavolinë”, vijon Alibeaj.

“Mund të jeni 3 hapa para me spërdredhje siç keni bërë për 30 vjet në kurriz të shqiptarëve por mos harroni se shqiptarët shkelmin e kanë gati!”, përfundon reagimin e tij Alibeaj.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit