Nga samiti global “Java e Qëndrueshmërisë së Abu Dhabit 2025”, kryeministri Edi Rama shprehu mirënjohjen ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe për mbështetjen ndaj vendit tonë, në sektorin energjetik.
“Më lini të shpreh mirënjohjen më të thellë për Lartësinë e tij Mohammed bin Zayed Al Nahyan për mbështetjen e vazhdueshme dhe kujdesin e veçantë dhe frymëzimin që ka qenë për mua e për ne në këtë rrugë përpara, ku sëbashku dhe falë Emirateve dhe dijes së shkëlqyer që ka ne po diversifikojmë dhe transformojmë sektorin energjetik shqiptar”, deklaroi Rama nga Abu Dhabi.
Më tej, ai theksoi se Shqipëria po prodhon energji elektrike me 100% burime të ripërtëritshme, duke shtuar se sa vjen e forcohet ‘pozicioni’ i vendit tonë në këtë fushë. Teksa informoi se do të nënshkruhet marrëveshja për kabllot nënujore me Italinë e Emiratet e Bashkuara, nuk la pa falenderuar homologen e tij Giorgia Meloni.