Marrëveshje për vendkalim të ri kufitar Maqedoni e Veriut – Greqi

Mos i humb

Ministri i Jashtëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov, ka pritur sot në një takim ministren Alternative të Punëve të Jashtme të Greqisë, Sia Anagnostopulu e cila po qëndron për vizitë zyrtare në Shkup.

Gjatë takimit që realizuan në Ministrinë e Jashtme, Anagnostopulu dhe Dimitrov nënshkruan një marrëveshje e cila parasheh hapjen e një vendkalimi të ri kufitar në rajonin e liqenit të Prespës.

Kjo është marrëveshja e parë që nënshkruajnë Maqedonia e Veriut dhe Greqia, në përputhje me dispozitat e Marrëveshjes Përfundimtare me të cilën pritet avancimi i mëtejshëm i marrëdhënieve, si dhe intensifikimi i komunikimit dhe zhvillimit të përgjithshëm të rajonit të Prespës.

“Gjatë takimit me ministren Alternative të Punëve të Jashtme të Greqisë, Anagnostopulu, janë këmbyer mendime mbi marrëdhëniet e përgjithshme dypalëshe. Theks të veçantë vendosëm te zbatimi i Marrëveshjes së Prespës në mënyrë që të hartojmë dhe zhvillojmë bashkëpunim të plotë dhe intensiv në të gjitha fushat, qëllimi përfundimtar i të cilave është arritja e rezultateve pozitive, të prekshme dhe konkrete për të mirën e qytetarëve të të dyja vendeve”, thuhet në kumtesën e publikuar nga Ministria e Jashtme e Maqedonisë së Veriut.

Pas takimit, në një deklaratë për mediat ministri Dimitrov tha se është arritur një marrëveshja historike për hapje të një vendkalimi të ri kufitar.

“Kam kënaqësinë të them se marrëveshjen për hapje të vendkalimit të ri kufitar te ‘Markova Noga’ në rajonin e Prespës, e nënshkruam në tri gjuhë, greqisht, maqedonisht dhe anglisht. Gjuha maqedonase është e rëndësishme për ne, të cilin e flasin qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në diasporë, që nuk ka të bëjë me maqedonasit grekë në përputhje me nenit 7”, tha Dimitrov.

Kjo është vizita e parë e ministres Anagnostopulu jashtë Greqisë, pas marrjes së detyrës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit