Marsh për 8 Marsin në Shkup: “Nuk duam lule, duam të drejta”

Mos i humb

“Nuk duam lule, duam të drejta”, ishte një nga sloganet e marshit të sotëm të mbajtur në Shkup me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, në të cilin motoja kryesore ishte “A është i gëzuar 8 marsi?”.

Në prani të mbi një qind pjesëmarrësve, Marshi për të drejtat e grave filloi nga parku “Gruaja luftëtare” ku në aktivitet publikisht apeluan për ndryshime që sjellin avancimin e vërtetë të statusit të grave në shoqëri.

“Pabarazia e vazhdueshme sociale, ekonomike dhe politike e grave është arsyeja për shkak të cilës sot jemi mbledhur për të shprehur revoltën, shqetësimin dhe dëshpërimin tonë. Gratë edhe më tej janë joaktive në tregun e punës, ndonëse janë më të arsimuara se burrat. Dhuna mbi vajzat dhe gratë një realitet pikëllues në shoqërinë tonë. Stereotipet, urrejtja dhe mizogjinia është e pranishme jo vetëm në sferën private, por edhe në diskursin publik”, deklaroi Sneshka Iliq nga OJQ “Reaktor-Hulumtimi në aksion”.

Nënshkrimin e Konventës së Stambollit, që paraqet instrument juridik rajonal i cili ofron bazë për mbrojtjen e përgjithshme të të drejtave të grave, Iliq e potencoi si shembull të mirë drejt avancimit të statusit dhe të drejtave të grave në vend, por shprehu keqardhje për shkak të faktit se në Maqedoninë e Veriut në 43 komuna ende nuk ka gjinekolog, mbi 60 për qind e grave janë joaktive në tregun e punës, ndonëse janë me arsim të lartë, ndërsa theksoi se ende është e pranishme dhuna mbi gratë.

“Kërkojmë që parlamenti menjëherë dhe pa anulime të sjell Ligjin për ndërprerjen e shtatzënisë, Ligjin për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi dhe Ligjin për mbrojtje sociale, ashtu siç janë propozuar”, porositën aktivistet nga Platforma për barazi gjinore.

Në marshin e sotëm i cili nga parku “Gruaja Luftëtare” vazhdoi drejt Urës së Gurit, morën pjesë edhe ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski dhe Elvin Hasan, ministri pa resor përgjegjës për investime të huaja.

Ndryshe, Marshi për të drejtat e grave u organizua nga aktivistet për të drejtat e grave dhe Platforma për barazi gjinore, që është rrjet i pavarur dhe joformal i organizatave civile për të drejtat e grave e përbërë prej 22 organizatave.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit