Marshon nga Turqia kundër vendimit të SHBA-ve për Kudsin

Mos i humb

Nurettin Koç, 35 vjeçari nga Turqia, ka nisur marshim nga Stambolli për në Kuds, për të protestuar kundër vendimit të SHBA-ve për njohjen e Kudsit si “kryeqytet të Izraelit”.

Koç, më 17 dhjetor është nisur nga Stambolli me flamurin e Palestinës, kurse sot në ditën e 18-të të marshimit të tij ka arritur në qarkun Gölbaşı të kryeqytetit të Turqisë, në Ankara. Ai këtu u prit nga qytetarët e këtij vendi.

Në një deklaratë për AA, Koç tha se “Ne jemi dëshmitarë të këtij persekutimi të madh të ushtruar me vite të tëra nga Izraeli kundër Palestinës. Unë e bëj këtë në mënyrë personale për ta treguar reagimin tim kundër këtij persekutimi. Nëse Allahu më jep shëndet dhe fuqi do të marshoj deri në Hatay (provinca jugore turke), kurse pas Hatay-it nuk kam fuqi. Nëse ata të cilët kanë fuqi gjejnë ndonjë rrugë të përshtatshme, shpresoj se do të marshoj deri në Kuds”.

Koç thotë se ka marshuar për 18 ditë dhe se qytetarët e kanë ndihmuar atë dhe e kanë pritur si mysafir. Duke vënë në dukje se Kudsi nuk është kryeqytet i Izraelit, Koç tha se “Izraeli mund të jetë vetëm kryeqytet i persekutimit”.

Ai pas një pushimi sot në qarkun Gölbaşı nesër do ta vazhdojë marshimin e tij./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit