Masa për zjarret; Në Gjirokastër situata alarmante

Mos i humb

Ditët e fundit një situatë e pazakontë zjarresh është regjistruar në Qarkun e Gjirokastrës. Zjarret kanë prekur sipërfaqe pyjore, kullota dhe madje edhe drufrutorë duke sjellë dëme për ekonomitë e fermerëve.

Prefekti i Gjirokastrës, Asrit Aliaj thirri një takim me institucionet më të rëndësishme në Gjirokastër që përgjigjen për emergjencat dhe kërkoi masa efikase.

“Bashkitë duhet të raportojnë me një model të posaçëm për situatën çdo javë “, tha Prefekti Aliaj duke njoftuar edhe krijimin e një baze të dhënash për zjarret për çdo bashki.

Kreu i Shërbimit Zjarrfikës të Gjirokastrës, Kujtim Bizhga tha se mungesa e reshjeve që në muaj shkurt dhe Mars me zjarre në pyje dhe kullota mund ta bëjë edhe më të vështirë situatën për muajt korrik dhe gusht.

“Rrezikohet të na përsëritet vitin 2017 ku në Gjirokastër u shënuan dëme jo të zakonshme nga zjarret”, tha zoti Bizhga.

Ai kërkoi që Bashkitë që japin me qera kullota t’i lidhin kontratat jo me muaj por gjithëvjetore për të shmangur mungesën e përgjegjësisë nga barinjtë.

Sipas Policisë së Gjirokastrës dy muajt e parë të këtij viti janë evidentuar nëntë raste zjarresh të referuara në Prokurori, katër prej të cilave aksidentale dhe pesë të qëllimshme. Drejtuesit e policisë kanë pohuar në takim se në katër raste janë identifkuar autorët dhe po dokumentohen ngjarjet dhe dëmet nga zjarret.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit