Masakra e Velipojës, “shfajësohet” Çuçi: Policia s’mund të parandalojë një sherr në orët e vona të natës

Mos i humb

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka dalë në një konferencë për mediat pas disa ngjarjeve tragjike që kanë ndodhur në vend e që kanë lënë 8 të vdekur.

Ai tha se policia nuk mund të parandalojë një sherr në orët e natës. Duhet te reflektojnë gjyqtarët dhe prokurorët që nuk kanë kaluar Vetingun.

Po ashtu ai tha se policia nuik ndan parcela plazhi, duke iu referuar rastit në Velipojë ku mbetën të vrarë 4 persona dhe u plagosën 2 të tjerë.

“Policia e Shtetit as nuk ndjek çdo makinë dhe as nuk mund të parandalojë një sherr në orën 1 të natës mes dy fqinjëve.

Dy raste kërkojnë reflektim nga të gjithë përfshirë këtu edhe policinë e shtetit.

Policisë do ti vëmë në dispozicion edhe dronët super inteligjent. Policia ndalon dhe nuk dënon shkelës kriminelë.

Nga muaj i fundit ne kemi shtrënguar masat e armëve pa leja. Janë ndaluar tre persona së fundmi me precedencë penale” tha Çuçi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit