Masakrat në xhami, nënpresidenti dhe shefi i diplomacisë së Turqisë arrijnë në Zelandë të Re

Mos i humb

Nënpresidenti i Turqisë Fuat Oktay dhe ministri i Jashtëm Mevlut Çavusoglu vizituan qytetin Chritchurch të Zelandës së Re ku ndodhi sulmi terrorist në dy xhami të premten, nga i cili 50 persona humbën jetën.

Oktay dhe Çavusoglu u pritën në aeroportin e qytetit nga ambasadori turk në Wellington Ahmet Ergin, ndërkohë që delegacioni turk pritet të vizitojë zonat në të cilat u realizua sulmi.

Nga ana tjetër, kryeministrja e Zelandës së Re Jacinda Ardern në një konferencë për media në lidhje me sulmin tha se ndihet e lumtur për ardhjen e delegacionit nga Turqia.

“Delegacioni nga Turqia vjen për të shprehur mbështetje për muslimanët. Ne jemi të lumtur për këtë gjë. Turqia është një vend me shumicë muslimane, ne i presim ata”, tha Ardern.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit