Maskat duhet të bëhen sërish të detyrueshme, thonë ekspertët në Zvicër

Mos i humb

Ndërsa numri i infeksioneve Covid ka ardhur në rritje në Zvicër në javët e fundit, zyrtarët shëndetësorë po thonë se disa masa për të luftuar përhapjen e koronavirusit – kryesisht mbajtja e maskave në ambiente të mbyllura – duhet të bëhen sërish të detyrueshme në Zvicër.

Deri më tani qeveria e ka rekomanduar këtë masë, pa e bërë të detyrueshme.

Megjithatë, “detyrimi për të mbajtur një maskë duhet të rifutet sa më shpejt të jetë e mundur”, sipas specialistit të sëmundjeve infektive Andreas Cerny. “Sa më shumë të presim, aq më shumë raste do të kemi”.

Virologia Isabella Eckerle pajtohet se “tashmë po shohim një rritje të incidencës së infeksioneve, të cilat mund të përshpejtohen ndjeshëm. Maskat janë një mënyrë e thjeshtë dhe efektive për të reduktuar rrezikun e infektimit”.

Tobias Bär, zëdhënës i Konferencës së Drejtorëve të Shëndetit Kantonal, tha për mediat zvicerane se organizata do të mblidhet të enjten për të diskutuar “situatën aktuale epidemiologjike”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit