Mattis: Jemi të gatshëm të zbatojmë udhërrëfyesin për Munbixhin

Mos i humb

 

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis, tha se janë të gatshëm të vendosin në zbatim “udhërrëfyesin në Munbixh” të Sirisë, për të cilin Turqia dhe SHBA-të kanë rënë dakord dhe se delegacionet turko-amerikane do të takohen në Gjermani këtë javë për të diskutuar mbi zbatimin e planit.

Mattis, ka zhvilluar një takim me gazetarët në Departamentin Amerikan të Mbrojtjes (Pentagon). Në pyetjen e gazetarit të AA-së “Se kur do të fillojë zbatimi i udhërrëfyesit në Munbixh”, Sekretari amerikan tha se SHBA-ja është e gatshme për bashkëpunimin ushtarak turko-amerikan në Munbixh.

Pasi ka rikujtuar se ministrat e Jashtëm të të dyja vendeve kanë zhvilluar një bisedë javën e shkuar për çështjen e bashkëpunimit në Munbixh, Mattis tha: “Ne jemi të gatshëm për këtë bashkëpunim në vijën e frontit. Kjo fillon duke ditur se ku ndodhet secili prej nesh”.

Mattis bëri të ditur se fillimisht do të fillojnë patrullimet në të dyja anët e kufirit dhe më pas mund të zhvillohen patrullimet e përbashkëta në Munbixh.

“Këtë javë në Evropë do të zhvillojmë një takim. Ushtria turke këtë takim do ta zhvillojë në komandën evropiane (EUCOM) në Sttutgart. Kemi përparuar në çështjen se si do të zhvillohet kjo dhe se çfarë është udhërrëfyesi”, theksoi Mattis.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit