Mattis: SHBA pranë Turqisë në luftën kundër PKK-së

Mos i humb

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis thotë se SHBA do të vazhdojë të jetë pranë Turqisë në luftën kundër PKK-së dhe kërcënimeve të tjera terroriste.

Në një deklaratë nga Departamenti Amerikan i Mbrojtjes (Pentagon) njoftohet se Mattis dhe ministri turk i Mbrojtjes Kombëtare Nurettin Canikli janë takuar në kuadër të takimit të ministrave të Mbrojtes së NATO-s të mbajtur në kryeqytetin e Belgjikës në Bruksel, për rikonfirmimin e marrëdhënieve të mbrojtjes të vazhduara për një kohë të gjatë mes SHBA-ve dhe Turqisë.

Në takim njoftohet se Mattis ka falënderuar ministrin turk Canikli për kontributet e Turqisë në sigurinë globale dhe në luftën kundër organizatës terroriste DEASH.

Duke shtuar se janë të vetëdijshëm për kërcënimet ndaj Turqisë, Mattis ka ritheksuar se SHBA-të do të vazhdojnë të jenë pranë Turqisë në luftën kundër PKK-së dhe kërcënimeve të tjera terroriste.

Më tej thuhet se Mattis dhe Canikli kanë arritur marrëveshje për vazhdimin e aktiviteteve dhe negociatave dypalëshe në fushën e mbrojtjes dhe forcimin e mëtejmë të bashkëpunimit në këtë fushë./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit